INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për këtë fundjavë mund të bëni plane, temperatura deri në 20 gradë

Për këtë fundjavë mund të bëni plane, temperatura deri në 20 gradë

Publikuar më: 10:03 02-02-2019

Temperaturat e kësaj fundjave janë mjaft të favorshme për të bërë plane. Pesë gradë celcius është temperatura më e ulët e kjo shënohet në zonat malore, ndërsa më e larta në zonat bregdetare, deri në 20 gradë celcius. 

Sipas meteorologëve, sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 5 ballë me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/14°C
Zonat e ulëta 10/20°C
Zonat bregdetare 11/20°C

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504