INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do të jetë moti në shkurt? Përkeqësohet sërish, ja akset që kalohen me ndihmën e zinxhirëve [VIDEO]

Si do të jetë moti në shkurt? Përkeqësohet sërish, ja akset që kalohen me ndihmën e zinxhirëve [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 28-01-2019

Moti i keq po shoqërohet më pasoja në disa qarqe të vendit. Gjendja e akseve rrugore në disa zona është përkeqësuar. Disa akse rrugore në rajonin Verior dhe Jugor vijojnë të jenë të kalueshëm vetëm me zinxhir. Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar, sqaron rrugët ku qarkullimi bëhet me zinxhir.

Në qarkun e Korçës nuk mund të qarkullohet pa zinxhirë në rrugën Boboshticë-Dardhë, e kryesisht në 2 km e fundit, për shkak të ngricave.

Probleme ka dhe në zonat veriore konkretisht në akset rrugore Zalldardhë-Reç-Draj Reç, në Kryqëzimin Domaj-Draj Reç, Ura e Çerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit dhe në Trebisht-Doganë.

ARRSH shton se pjesa tjetër e rrugëve kryesore janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Po dhe nga sinoptikanët nuk kemi lajme të mira. Përsa i përket temperaturave ato do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen. Ky muaj do të mbyllet me reshje dhe temperatura të ulëta.
Ndërkohë në muajin shkurt, do të ketë prezencë të shpeshtë të reshjeve dhe në mesin e tij do të ndeshemi me masa ajrore polare.

Në tërësi muaji shkurt do të shoqërohet me temperatura më të larta se vlerat normale mujore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322