INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë zihen Marina dhe Getoari në karantinë?

Për çfarë zihen Marina dhe Getoari në karantinë?

Publikuar më: 10:39 01-05-2020

Moderatorja Marina Vjollca ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” ku ka folur me skype në një intervistë për karantinën dhe mënyrën se si po i kalon ajo këto ditë. Marina thotë se përveç pjesës që nuk mund të udhëtojnë, për të nuk ka ndryshuar shumë.

Moderatorja tha gjatë intervistës se edhe më përpara pandemisë ajo nuk dilte shpesh dhe dita e saj kalonte midis punës dhe shtëpisë. Ndërsa për Getin, Marina thotë se ka ndryshuar shumë, pasi nuk ka më jetën që kishte më parë mes koncerteve në Tiranë e Prishtinë.

Ndërsa sa i takon qëndrimit gjithë kohës bashkë, moderatorja duke qeshur tregon se ata janë njësoj si gjithë çiftet e zakonshëm që gjatë kësaj periudhe i kanë më të forta si debatet me njëri tjetrit, ashtu edhe dashurinë. Ndërkaq Marina shtoi se e para gjë që do të bëjë sapo të dalë, është të përqafojë të ëmën, të cilën prej dy muajsh e sheh vetëm nga larg.

‘’Unë dhe Geti prej disa vitesh jetojmë në Tiranë dhe nuk është se e bllokova unë Getin të qendronte këtu gjatë kësaj periudhe. Të them të vërtetën unë si natyrë nuk është se jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim me momentin e vendosjes në karantinë. Për Getin ka qenë disi më e vështirë se sigurisht me koncertet, çdo fundjavë ai dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Kështu që Geti e ka pasur disi më të vështirë, unë e kam pasur më të lehtë. Shiko në fillim po mendoja ky do të jetë një sekret i çifti tonë, por kur takova çdo çift tjetër, thash ok, s’është problem. Jo jo jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate.”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592