INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU, ''Rilindja mori 1 milion shuplaka''

PDIU, ''Rilindja mori 1 milion shuplaka''

Publikuar më: 23:24 30-06-2019

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka pritur në heshtje deri sa votimet të përfundonin dhe ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit. PDIU ka ironizuar këtë model zgjedhor, qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Në reagim shkruhet se zgjedhjet janë bojkotuar nga shumica, pavarësisht kërcënimeve ndaj administratës dhe biznesit, i dhanë 1 milion shuplaka “Rilindjes”.

Reagimi i plotë në FB:

Tërmet…tërmet

Sot shqiptarët pane me sytë e tyre farsën më të turpshme elektorale pas 30 vitesh duke e kthyer Shqipërinë në sistem njëpartiak e duke rrëzuar pluralizmin. Sot Rilindja dhe Edi Rama vetë kandiduan, vetë votuan, vetë kontrolluan, vetë “fituan”…

Sot Shqiptarët refuzuan kërcënimet me vendet e punës. Sot shqiptarët refuzuan kërcënimet me ndihmën ekonomike, me kafshatën e bukës.

Sot shqiptarët dhe biznesi refuzuan kërcënimet me gjoba fiskale. Sot 1 milion shqiptarë refuzuan Edi Ramën dhe Rilindjen.

Sot shqiptarët I dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës dhe Rilindjes. Po sot, Rilindja tregoi që vesi del me shpirtin. E vetmja gjë që i kish mbetur pa vjedhur deri tani ishte pjesmarrja në votime…. I futën duart dhe aty duke shtuar 237.345 vota dhe bënë prapë Tërmet… tërmet….

Opozita ka ndërkohë në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime, prova të cilat nxjerrin hapur krimin elektoral të rradhës duke treguar pavlefshmërinë totale të këtyre votimeve ekstraligjore.

I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komisioneve zgjedhore e veçanërisht atyre të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mos zhyten më thellë në këtë krim elektoral sepe jo vetëm do mbajnë përgjegjësi penale, por do ndalohen të lëvizin jashtë shtetit ne BE dhe USA dhe do ndjehemi të keqardhur që disa bashkombasve tanë do ju refuzohet levizja pas Tërmetit.

Article Logic
Execution time: 0.0032060146331787