INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD zhvillon sot protestën e saj të parë, ja në cilin qytet

PD zhvillon sot protestën e saj të parë, ja në cilin qytet

Publikuar më: 10:46 02-02-2019

Partia Demokratike nis sot protestat e paralajmëruara që do të kulmojnë në Tiranë, më 16 shkurt.

Protesta e parë është mësuar se do të zhvillohet në Burrel. Saktësisht është vendosur që mbledhja e qytetarëve që do të protestojnë do të jetë kryqëzimi pranë Urës së Matit.
Në këtë protestë do të jenë të pranishëm deputetët demokratë të zonës dhe qytetarë të cilët duan të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre.
Burime të IN News bënë të ditur se Basha nuk do të jetë i pranishëm pasi për këtë të shtunë ai ka vendosur axhendë tjetër takimesh në qytete të tjera.

Deri më datën 16 shkurt PD do të zhvillojë protesta në qytete të ndryshme. Në 16 shkurt këto protesta do të kulmojnë në Tiranë. Kërkesa e opozitës së bashkuar është largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie kalimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0022068023681641