INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore, Xhaçka: Profesionalizimi shpërblehet

Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore, Xhaçka: Profesionalizimi shpërblehet

Publikuar më: 10:32 02-02-2019

Gjeneral brigade Albert Mullai është emëruar komandanti i ri i Forcës Tokësore, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahanin. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e rastit deklaroi se profesionalizimi gjithmonë do të shpërblehet. “Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara”, tha ajo, duke shtuar se, “dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779