INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestë, kundër puçit kushtetues të Ramës

PD thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestë, kundër puçit kushtetues të Ramës

Publikuar më: 16:46 17-12-2017

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës që do të mbahet nesër para Parlamentit. Në një deklaratë për mediat Grida Duma renditi aryset se përse demokratët do të dalin në protestë. Duke paralajmëruar se ata nuk do të lejojnë që qeveria ët bëj një puc kushtetues, duke marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm. “Ne ftojmë këdo që beson tek demokracia, që ka vendosur të ndërtojë jetën në këtë vend dhe që do të jetojë me dinjitet të bashkohet me protestën tonë nesër para parlamentit. Nesër populli do të bashkohet në mbrojtje të Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi! Të bashkohemi nesër e të tregojmë se nuk pranojmë një diktaturë të re, diktaturën e krimit kundër të ardhmes tonë europiane!”-tha Gruma.  Sipas PD-së Rama ka shumë arsye për të shkelur Kushtetutën, për të shkatërruar reformën në drejtësi dhe për të marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm!. Më tej opozita akuzon qeverinë se po kërkon të pengojë hetimet për Saimir Tahirin. “Lidhjet e Ramës dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive kanë filluar të dalin në sipërfaqe duke i rrezikuar pushtetin. Ministri i tij model, Saimir Tahiri, është nën hetim në Shqipëri dhe në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Prandaj, Edi Rama, që lejoi, mbështeti dhe bleu pushtetin me paratë e drogës, kërkon të pengojë dhe të ndalë hetimet për Saimir Tahirin! Me prokurorin e tij politik ai do të shpëtojë Tahirin nga hetimi dhe drejtësia”-deklaroi deputetja Grida Duma. “Lidhjet e Ramës me trafikun ndërkombëtar të drogës janë të shumëfishta, prandaj ai do me çdo me çdo kusht të bëhet vetë edhe Prokuror i Përgjithshëm. Këto janë arsye të mjaftueshme që çdo qytetar t’i bashkohet protestës së opozitës nesër përpara Parlamentit”-deklaron PD. 

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053