INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i PD-së, ja si blihen votat në Tiranë

Denoncimi i PD-së, ja si blihen votat në Tiranë

Publikuar më: 10:10 30-06-2019

Nënkryetari i PD, Edi Paloka paraditen e sotme në një dalje për mediat ka denoncuar shitjen e votave.

Sipas denoncimit të PD, vota i është blerë një vajzë që voton për herë të parë nga komisioneri i PS.

“Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve.

Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re.

Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal” tha Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0042850971221924