INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot heshtje zgjedhore/ Por ja sa shqiptarë kanë të drejtë vote

Sot heshtje zgjedhore/ Por ja sa shqiptarë kanë të drejtë vote

Publikuar më: 10:19 29-06-2019

Kur na ndajmë vetëm disa orë nga dita e votimeve të 30 qershorit tensioni dhe konflikti në disa bashki të vendit kryesisht ato të djathta ka arritur kulmin. Shumë KZAZ janë shkatërruar, fletë votimi janë djegur e madje nga përleshjet ka pasur edhe të plagosur.

Dita e sotme në Shqipëri është heshtje zgjedhore, pas mbylljes të fushatës një ditë më parë nga Partia Socialiste, drejtuese e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Në zgjedhjet që priten të realizohen ditën e nesërme në 30 Qershor, opozita nuk do të marrë pjesë, ndërkohë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka anuluar 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 Tetor.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Sipas MB lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra.
Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219