INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD proteston për “lojrat”, përleshen me policinë, goditen deputetët! Flasin Rama dhe Basha…

PD proteston për “lojrat”, përleshen me policinë, goditen deputetët! Flasin Rama dhe Basha…

Publikuar më: 12:12 28-03-2016

Që në nisje protestuesit e PD që janë mbledhur tek liqeni për të kundështuar ndërtimin e këndit të lojrave janë përplasur me policinë dhe kanë shkatërrura rrethimin. Protestuesit mes tyre deputetët Ristani, Paloka, Strazimiri po tentojnë të ngrenë çadër në zonën, ku po ndërtohet tek liqeni. Protesta po shoqërohet me përplasje të dhunshme mes përfaqësuesëve të PD dhe policisë bashkiake në ndihmë të të cilëve mbritën dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Pre e dhunës së policisë e forcave speciale tek protesta kundër betonizimit të parkut të liqenit kanë rëndë edhe deputetët e Partisë Demokratike. Janë goditur nga policia deputetët demokratë Edi Paloka, Ridvan Bode dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.
Ndërkohë, policia ka dhunuar edhe qytetarët e tjerë që protestojnë tek parku, ku njëri prej tyre humbi ndjenjat. Në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë për të marrë protestuesit që u goditën nga policia. Uniformat blu kanë arrestuar dhe disa persona.
Në vendin ku parashikohet të ndërtohet parku janë në gadishmëri rreth 200 forca policie të vendosura në dy kordon , një policia bashkiake dhe ajo e rendit.
 
Në nisje të protestës deputeti Demokrat, Edi Paloka tha para protestuesëve se policët Bashkiak janë në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit.

Pjesë nga fjala e Palokës:

"Jemi dhe sot para dëshmisë së një shteti inekekzistent që dënon e burgos njerëz të pafajshëm. Duhet të kenë parasysh të gjithë edhe këta policë që detyrimine  kanë ndaj kushtetutës. Duhet të zbatojnë ligjin dhe jo individë. Sot jemi para faktit që tregon se këtu nuk ka shtet me një kryeministër që urdhëron dhunimin dhe mbron me polici oligarkinë. E dëgjuat të gjithë kur Veliaj tha se s'do priten pemë. Është akti më skandaloz që tregon që shteti dhunon qyetarët. Këta që mbrojnë krimin do të dënohen një ditë qofshin këta edhe policët. Ne nuk kemi një skenar se si do të vijojë protesta."

Pa nisur protesta ka reaguar Kryeminisitri Rama në rrjetin social e ka thënë:  Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë. Vajmedet PD.

E pas tij nuk e lë me kaq Basha. Ai jep këtë përgjigje: Kokoshi 200 milionë, politikani më i pasur i Europës në vendin më të varfër të saj - sipas mediave amerikane - betonizuesi i Tiranës në 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit të parkut. Sa milione euro rryshfet ka marrë nga oligarkët këtë rradhë? Kërbaç e burg për qytetarët, milionat për vete duke shkelur kushtetutë e ligj.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332