INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valë arrestimesh në një javë!

Valë arrestimesh në një javë!

Publikuar më: 12:36 28-03-2016

Mbi 50 persona të proçeduar vetëm në një javë. E shkaqet janë vjedhje e lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, ndëtimet pa leje, prerja e paligjshme e pemëve deri tek llotaritë e paligshme. Vëtëm për lidhje të paligjshme të energjisë janë arrestuar rreth 20 persona. Sipas inspektimeve në terren, nga 80 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE janë kryer 3.765 kontrolle në terren, ku u evidentuan 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
20 autorë janë arrestuar në flagrancë, 3 janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Për ndërtime të paligjshme janë proçeduar 25 autorë nga të cilët, 6 janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 17 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin janë evidentuar 12 raste, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë dhe 10 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa sa i përket organizimit të llotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 13 raste me 13 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0019831657409668