INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kallëzon në Prokurori anëtarët e KQZ-së, ja përse rrëzohet 30 qershori

PD kallëzon në Prokurori anëtarët e KQZ-së, ja përse rrëzohet 30 qershori

Publikuar më: 16:26 20-07-2019

PD ka kallëzuar në prokurori anëtarët e KQZ, komisionerët e PS dhe zyrtarë të lartë për krimet e kryera para, gjatë dhe pas 30 Qershorit si dhe i ka kërkuar kryeprokurores Arta Marku të mos pengojë hetimet për krimet elektorale të 30 Qershorit.

Partia Demokratike i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës.

Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

Këto janë 7 pika kyçe që sipas PD rrëzojnë si të paligjshëm 30 Qershorin.
1. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.
2. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.
III. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve
IIII. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.
1. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.
2. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.
VII. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

"Të gjitha këto indicie janë të shpjeguara me detaje për shkeljet ligjore të konsumuara gjatë, para dhe pas 30 Qershorit. Ato përfshijnë 9 vepra penale dhe të gjitha bashkë dënohen nga 31 – 45 vjet burg"ben me dije PD.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539