INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: Vendi peng i Ramës dhe oligarkëve që vetëm vjedhin

Lulzim Basha: Vendi peng i Ramës dhe oligarkëve që vetëm vjedhin

Publikuar më: 18:53 20-07-2019

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kurbinit ku u shpreh se shumica absolute i refuzoi votimet e 30 qershorit.

“Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”- u shpreh Basha, i cili analizoi edhe braktisjen e Ramës nga vetë socialistët.

“Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse.”- u shpreh Basha.

Në takimin informal me strukturat e PD në Laç, kreu i opozitës theksoi gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve si arsyen e dytë të madhe për refuzimin e regjimit të Ramës. “1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës”, theksoi lideri i opozitës. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”

Lulzim Basha theksoi se refuzimi i Edi Ramës nuk do të kishte këto përmasa plebishitare, pa vendimet kurajoze të opozitës për përballje dhe djegien e mandateve, vendime që vranë frikën dhe zgjuan shpresën tek qyetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227