INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD: JO bojkot zgjedhjeve [VIDEO]

Publikuar më: 16:47 17-01-2017

Lulzim Basha hedh poshtë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të përgjithshme nga Partia Demokratike. Në një takim me krerët e PD në rrethe, kreu i demokratëve tha se opozita jo vetëm do jetë pjesë e zgjedhjeve por do të dalë fituese e tyre.
Lulizm Basha:
“Qeveria dhe mjetet e saj të propagandës janë lëshuar me klishetë: merr pjesë nuk merr pjesë Partia Demokratike në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Ne do të luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të përballemi për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të fitojmë me  zgjedhje të lira e të ndershme”.
Çdo kandidat për deputet i demokratëve, do ti nënshtrohet kontrollit të plotë të pastërtisë së figurës.
Lulzim Basha:
 “Çdo kandidat për deputet i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti”.
Kreu i opozitës këmbëngul se zgjedhjet e lira e të ndershme  mund të arrihen vetëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0086119174957275