INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Ja pse Edi Rama po i jep miliona Sadri Abazit

PD: Ja pse Edi Rama po i jep miliona Sadri Abazit

Publikuar më: 14:48 25-08-2016

Deputeti socialist Sadri Abazi është vënë në shënjestër të opozitës së djathtë për përfitime të paligjshme të parave publike. Në një dalje për mediat zëdhënësja e PD Ina Zhupa tha se këto para do të përdoren për blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Kjo, thotë opozita e djathtë, është arësyeja e vërtetë e përfitimeve të tenderave public nga Sadri Abazi, ndërsa denoncoi një tjetër tender të fituar nga deputeti i majtë.
Ina Zhupa:
“Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milione lekësh.
Edhe kësaj rradhe si përherë me tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lek.
98 milion lek më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve. Me këto para që ju përkasin qytetarëve mund të ishin paguar 1430 pagesa papunësie për dibranët, mund të kishin një punë me page minimale 445 pjestarë te familjeve dibrane. Me këto para mund ti merrnin pensionin e tyre për një jetë me pak më shumë dinjitet 652 pensionist në qytet dhe 1186 pensionistë në fshat.
Por jo, asgjë nga këto nuk ndodh sepse Rama zgjedh ti shpërdoroj paratë e qytetarëve duke ja dhënë oligarkut të tij me mision të veçantë.
Ndërsa qytetarët do zgjedhin shumë shpejt që të përdorin votën e tyre për të larguar nga pushteti në Dibër e më pas në gjithë Shqipërinë të gjithë Ramët dhe Sadritë e tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0021982192993164