INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD dorëzon listën përfundimtare në KQZ

PD dorëzon listën përfundimtare në KQZ

Publikuar më: 09:45 30-05-2017

Partia Demokratike ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Lista me 140 kandidatët për deputetë është dërguar pranë KQZ mëngjesin e sotëm.
 
Sot në orën 09:00 ishte afati  i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.
Në fakt lista përfundimtare dërgohet nga PD në KQZ tre ditë me vonesë nga afati fillestar i parashikuar nga marrëveshja Rama-Basha.
Tashmë me dorëzimin e listës, KQZ pritet që të mblidhet për ta shqyrtuar dhe miratuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502