INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u tha që është ndarë me Young Zerkën, Ronela Hajati na prezanton me ''të dashurin'' e saj tradhtar! [FOTO]

Pasi u tha që është ndarë me Young Zerkën, Ronela Hajati na prezanton me ''të dashurin'' e saj tradhtar! [FOTO]

Publikuar më: 19:47 04-12-2018

Një intervistë e Young Zerkës para disa javësh ku deklaroi se ishte beqar, bëri që fansat të ngrinin dyshime se lidhja me Ronela Hajatin ka marrë fund. Madje, fansat shkonin më tej, duke theksuar se kënga “Vuj” me të cilën Ronela konkuron në “Kënga Magjike”, i dedikohej pikërisht këngëtarit.

Mirëpo, për t’i hedhur poshtë të tilla aludime, Ronela Hajati zgjodhi ditën e djeshme një mënyrë shumë të thjeshtë pasi ka publikuar hitin më të fundit të Zerkës, duke ftuar të gjithë miqtë e saj ta dëgjojnë këngën, edhe pse ajo se ka pranuar kurrë lidhjem me këngëtarin.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për nivelin e lartë të humorit të Ronelës dhe ndërkohë që të gjithë po flisnin për “ndarjen” e saj me Zerkën ditën e djeshme, ajo ka publikuarn një foto me të dashurin e saj tradhtar. Të paktën kështu shkroi në kuadër të shakasë në një video të postuar në instagram me artistin e ri Kliti Syla.

 

nelaukn.png

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447