Kur e gjithë bota është duke folur për vdekjen e Emiliano Salas, pas asaj fatkeqësie ajërore, dy presidentët e Kardifit dhe të Nantesit, janë duke mbyllur “pazaret”.
Pak ditë para se të rrëzohej avioni që transportonte lojtarin drejt Anglisë, Kardifi dhe Nantesi kishin rënë dakord për transferimin e argjentinasit për shumën e 17 milionë eurove. Por deri më tani skuadra britanike nuk ka dhënë asnjë këst të kësaj shume.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i francezëve Uldermar Kita ka vendosur që të tërheqe fanellën me numrin 9. Ky numër mbahej nga sulmuesi argjentinas dhe në shenjë respekti numri nuk do të vishet nga askush këtej e në vazhdim. Një vendim që ka prekur jo pak familjen e lojtarit dhe njerëzit e sportit.