INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi rregulluan raportet, Noizy këshillon publikisht Stresin: 'Qëndro larg ...'

Pasi rregulluan raportet, Noizy këshillon publikisht Stresin: 'Qëndro larg ...'

Publikuar më: 17:29 17-01-2022

Noizy dhe Stresi kanë rregulluar raportet pas shumë viteve “armiqësi”.

Dy reperët e njohur kanë arritur paqen duke lënë prapa sherret e së kaluarës.

Së fundmi Noizy i ftuar në “Why not” i ka dhënë një këshillë publikisht Stresit.

“Do kishim shumë muhabet për të bërë, pafund, që nga 2008. Do e këshilloja të qëndronte larg problemeve pasi merr pjesë shumë në politikë, ndërkohë që politika e lë në baltë, sepse atë di të bëjë politikani. Nuk ka pse të bjerë pre ose të hyjë “all in” për politikën. Jo vetëm në Shqipëri, por në te gjithë botën, populli i thjeshtë ose artistat, duhet të jenë pak më tē veçuar nga politika sepse un personalisht mendoj se ka gjëra që populli nuk i di dhe nuk ja vlen të bëhesh kurban për politikën. Këtë ja kisha sugjeruar, je artist, merru me gjëra më të rëndësishme, bëj muzikë se për atë njihesh. Do ia kisha thënë si vëlla”, është shprehur Noizy.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083