Fifi është padyshim konkurrentja më e komentuar e shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Këngëtarja e njohur ka kohë që është larguar por për qëndrimin e saj brenda vazhdon të flitet akoma.
E ftuar në “Fan Club” ajo ka folur rreth kësaj eksperience duke thënë se do ta përsëriste edhe pse i ka shkaktuar shumë stres madje ka shtuar kilogram nga presioni.
Teksa tregoi se i ka rënë pishman që në ditën e dytë që doli ajo foli padyshim edhe për raportin me Granitin.
“E kam takuar shumë herë. Jemi miq të mirë dhe më vjen shumë mirë që e kan takuar. Jemi tipa shumë të kundërt dhe nëse do lidheshim nuk do funksiononte. Më mirë që ndodhi siç ndodhi.”- tha Fifi.
Ndërkohë ajo nuk e fshehu edhe zhgënjimin për banorët duke thënë se e sulmonin pasi ia kishin frikën në garë.
“Që kur më panë se hyra ata janë trembur. Ka shumë fallcitet aty brenda. Unë e di si janë jashtë dhe si sillen aty. Jam ndjerë shumë keq dhe e paragjykuar. Jam e vetmja që kam debatuar me të gjithë. Më kanë sulmuar se më kishin frikë”-tha Fifi mes të tjerash.