INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flasin prej kohësh, por Noizy dhe Oriola Marashi bëjnë deklaratat e papritura për njëri-tjetrin

Nuk flasin prej kohësh, por Noizy dhe Oriola Marashi bëjnë deklaratat e papritura për njëri-tjetrin

Publikuar më: 15:31 17-01-2022

Noizy dhe Oriola kanë patur një marrëdhënie shumë të ngushtë kur ajo ishte pjesë e grupit OTR. Por u duk se marrëdhënia mes tyre u kris në 2019. Ata filluan mos të shfaqen më bashkë, të mos ndiqeshin në “Instagram” e po ashtu fshinë edhe fotot që kishin me njëri-tjetrin.

Teksa ende nuk dihet çfarë ndodhi mes tyre Noizy ka folur me superlativa së fundmi për Oriolën. Në një intervistë për "Why not" ai tha se nëse do ishte çun Oriola do ishte shoku i tij më i ngushtë.

"Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike. Zemrën që ka Oriola nuk e ka asnjë gocë tjetër. E ke për çfarëdo lloj gjëje e problemi. Kemi ndenjur disa vite bashkë, është si çun, është gallat. Është modelja më e mirë që kemi"- tha Noizy.

Kjo intervistë nuk ka kaluar pa u parë nga Oriola e cila e ka postuar videon në Instastory duke shkruar: "Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve"- ka shkruar ajo.

hennn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648