INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi paditen në Prokurori, reagojnë Roza Lati dhe Iva Aliko: Kemi fakte, jemi gati të përballemi në Gjykatë [FOTO]

Pasi paditen në Prokurori, reagojnë Roza Lati dhe Iva Aliko: Kemi fakte, jemi gati të përballemi në Gjykatë [FOTO]

Publikuar më: 13:30 02-05-2017

Tashmë është bërë e njohur historia e dyqanit të kafshëve në Myslym Shyr ( me pronar Tanin) dhe Roza Latit e Iva Alikos. Vajzat e kanë denoncuar personin në fjalë me pretendimin se ai i keqatrajton kafshët që mban për t’i shitur në dyqan, i vaksiononte të gjitha me të njëjtën shiringë, i ushqente me ushqime të skaduara si dhe pasi ngordhnin i hidhte në koshin e plehrave aty ku mund të  përhapen shumë infeksione.  Dhe për këtë kanë prova.

Por tani, pronari i dyqanit ka  paditur në prokurori moderatoren dhe modelen, duke pretenduar se të dyja e kanë dëmtuar në biznesin e tij duke bërë antireklamë në profilet e tyre në rrjetet sociale ku tregojnë se ai i keqatrajton kafshët dhe i mban në kushte të mjerueshme.

Por vajzat denoncimin e tij e kanë marrë me mjaft sportivitet, madje e kanë cilësuar atë pakuptimtë. Ato shprehen se janë të gatshme të përballen në Gjykatë në çdo kohë me personin që i ka denoncuar. Pasi kanë fakte të forta që e kundërshtojnë veprimin e tij.

“Nuk kemi shpifur për  asgjë sepse e kemi dokumentuar gjithçka me foto dhe video. Kam dëshmitarë doktorë veterinerë që mbanin me serume kafshën time sepse ishte e sëmurë.  Kemi dokumentuar me shkrim për persona që kanë marrë kafshët aty dhe u kanë ngordhur për pak ditë dhe vetë ai nuk u ka dhënë lekët”

“Tani, mesa mora vesh, ka marrë qen dhe mace të reja dhe do që të shpërndajë lajmin që i kanë rënë në qafë gocat, duke ngritur këtë padi. Ne jemi gati të përballemi. Unë jam e para që jam e dëmtuar nga ai. Ligji, shteti nuk e shikon se çfarë bëhet aty? Kemi regjistruar video të asaj të dyqanit ku ai thoshte se nuk i vaksinonte kafshët prej vitesh. I linte kafshët pa ngrënë sa ato përfundonin në atë gjendje”,- u shpreh Roza për blitz.

PADIA-3.jpg

 

PADIA-4-1024x550.jpg

 

PADIA-5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023188591003418