INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I çoi në Gjykatë, Iva Aliko dhe Roza Lati e ashpërsojnë përgjigjen ndaj Tanit të dyqanit të kafshëve [FOTO]

I çoi në Gjykatë, Iva Aliko dhe Roza Lati e ashpërsojnë përgjigjen ndaj Tanit të dyqanit të kafshëve [FOTO]

Publikuar më: 13:04 04-05-2017

Çështja e tyre ka marrë përmasa të tjera.

Nëse më parë ishin Roza Lati dhe Iva Aliko ato që denoncuan pronarin e dyqanit të kafshëve në Myslym Shyr me pretendimin se i mbante ato në kushte të mjerueshme, tani është ai që i ka çuar në Gjykatë vajzat për prishje imazhi.  Ai i ka gjobitur ato me shumën prej  90 mijë eurosh.

Megjithatë moderatorja e "Hangover" dhe modelja jo vetëm që kanë pranuar  të përballen në Gjykatë me personin në fjalë por edhe e kanë ashpërsuar përgjigjen ndaj tij. Është Roza  e para ajo që  është shprehur se nuk i ka ardhur asnjë denoncim, asnjë njoftim nga organet e akuzës.

“Megjithatë ai njeri e ka dërguar padinë me postë, sepse ka aq shumë denoncime kundër tij që duhet të përgjigjet, saqë nuk mund të shkojë personalisht”, thotë ajo.

Ndërsa sa i përket pjesës së gjobës prej 40 mijë eurosh, moderatorja u përgjigj:  “Kur Erion Veliaj i dërgoi gjobën Lul Bashës dhe i kërkonte të paguante 163 mijë euro, ai i tha: ‘Do ta paguaj me kastravecë’. Kështu do ta paguaj edhe unë Tanin. Besoj se e morët përgjigjen”.

brenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154