INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali i gjeti burrë, Bleona ka një përgjigje shumë intereante për kandidatin [VIDEO]

Ermali i gjeti burrë, Bleona ka një përgjigje shumë intereante për kandidatin [VIDEO]

Publikuar më: 12:38 04-05-2017

Bleona na e ka bërë shpesh të ditur nëpërmjet postimeve se është në kërkim të mashkullit me të cilin do të kalojë jetën.

Sigurisht nuk mund të mungonine dhe disa kushte të vëna nga këngëtarja të cilat ishin: t'i blinte unazë me diamantë, të ishte me dy fëmijë ose edhe me tre”.

Thirrjes së këngëtares iu përgjigj  dikush. Ai është piktor dhe do të jetë i ftuari i radhës në emisionin e Ermal Mamaqit. Nëpërmjet një videoje ai iu drejtua Bleonës duke i thënë se i plotësonte të gjitha kushtet e vëna nga kengëtarja dhe se ishte i gatshëm të martohej me të. "Bleona më duket të erdhi fati ", tha Ermali krah videos.

Por sigurisht nuk mund të mungonte edhe reagimi nga ana e këngëtares e cila ka dhënë një përgjigje mjaft interesante për kandidatin që nga Los Angeles.

“Ermal jam këtu me mikun tim më të mirë  dhe meqë Lindi tha se plotësonte kushtet për t’u martuar me mua duke më propozuar live, mund të them se janë edhe disa kuishte të tjera përveç atyre që kam thënë në Instagram.

-          Kushti i parë është të heqë mjekrrën. Nuk mund të shoqërohem me meshkuj që mbajnë mjekërr sepse lëkura ime është e ndjeshme.

-          Së dyti duhet të bësh tattoo në zemër ku shkruan “E dua Bleonën”

-          Duhet të vish me kamerat e televizionit Klan në Los Angeles, konkretisht në Beverly Hills aty ku është xhiruar filmi “Pretty Woman” të më propozosh pasi të kesh hequr mjekrrën.

Edhe pse këngëtarja propozimin live në televizion e ka marrë jo seriozisht duke thënë në fund që kjo video ishte shaka, nuk ka ngurruar të thotë se nëse dikush do të martohet me të seriozisht, duhet  të udhëtojë shumë kilometra dhe t’i më blejë unazën me diamantë tek argjendari i njohur  Harry Winston . Pasi ne bëmë një kërkim, na rezulton se unaza më e lirë nga ky brand kushton 40.000 dollarë.

Është ndonjëri gati t’i propozojë Bloenës me kushtet e kërkuara? /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992