Një video qarkulloi pak ditë më parë me thirrje raciste kundër Salah gjatë ndeshjes West Ham-Liverpool e cila përfundoi 1-1.
Protagonistët janë bërë fansat e West Ham që fyenin egjiptaianin gjatë zhvillimit të SFIDES së kampionatit e cila u zhvilla 5 ditë më parë.
Megjithatë Policia tashmë po heton incidentin, ndërsa ka reaguar dhe klubi i West Ham
"Në te West Ham kemi një politikë të tolerancë zero për çdo formë sjelljeje të dhunshme. Ne jemi një shoqëri gjithëpërfshirëse e futbollit, pavarësisht nga mosha, raca, feja ose besimi, martesa ose bashkimi, shtatzënia ose, gjinia, orientimi seksual, ndryshimi gjinor ose aftësia e kufizuar. Të gjithë janë të mirëpritur ngrohtësisht në stadiumin e Londrës. Autoritetet e ligjit do të meren me rastin dhe tani kanë filluar hetimet. Tifozët përgjegjës do iu ndalohet hyrja në stadium", ishte ky reagimi i skuadrës lodineze të West Ham.