INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Modric fitoi “Topin e Artë” familja e C.Ronaldo shkakton “tërmet” në rrjete sociale: “Botë që jeton falë mafias dhe atij bir k....”

Pasi Modric fitoi “Topin e Artë” familja e C.Ronaldo shkakton “tërmet” në rrjete sociale: “Botë që jeton falë mafias dhe atij bir k....”

Publikuar më: 14:53 04-12-2018

Luka Modriç dje fitoi çmimin “Topi i Artë” që konsiderohet edhe si më i larti në aspektin individual për çdo lojtar. Kroati ka fituar çdo çmim të rëndësishëm këtë vit dhe në mbrëmjen e djeshme ai theu dominimin e dyshes Ronaldo-Messi, të cilët prej 10 vitesh e ndanin me njëri-tjetrin këtë çmim prestigjioz.

Kjo gjithashtu është edhe hera e parë, për një futbollist kroat që fiton një çmim kaq të madh, por familja e Cristiano Ronaldos nuk ishte aspak e kënaqur nga ky lajm. Motra e tij e ka çuar më tej situatën duke bërë një deklaratë shumë të rëndë në Instagram:

“Fatkeqësisht, kjo është një botë që jeton falë varfërisë, mafias dhe atij bir k… që quhet pará. Fuqia e Zotit është më e madhe se gjithë kjo qelbësirë. Zoti vonin, por nuk gabon”, ishte postimi i motrës së Ronaldos i shoqëruar edhe me foton e portugezit me “Topin e Artë” të edicionit të kaluar.

motra_cristiano.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666