INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Gentian Zenelaj tregoi pse nuk flasin më, kundërpërgjigjet Julian Deda: Ai e di shumë mirë që...[FOTO]

Pasi Gentian Zenelaj tregoi pse nuk flasin më, kundërpërgjigjet Julian Deda: Ai e di shumë mirë që...[FOTO]

Publikuar më: 18:18 11-07-2018

Dy aktorët e njohur shqiptar, Jul Deda dhe Gentian Zenelaj vazhdojnë të mbeten "armiq". Pavarësisht se dikur kanë qënë të pandarë, marrëdhëniet e tyre u ftohën deri sa një ditë nuk folën më. Në lidhje me këtë miqësi të shkëputur deri më tani kishte folur vetëm Jualian Deda, ndërsa Genti kishte vendosur të heshtë.

Mirëpo së fundmi Genti ka folur në emisionin "Thumb" ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga Vizion Plus.

"Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga Vizion Plus dhe mu tha atëherë 'o me ne o me ata', unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tregoi Genti duke qeshur.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe se çfarë i thanë kur iku përfundimisht nga 'Vizion Plus’ për të filluar emisionin e ri me Saimir Kodrën.

"Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna", përfundoi ai.

Mirëpo sot në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, Juli ka folur se si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies me Gentin.

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”.

Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”, ka thënë Juli në intervistën e dhënë.

g.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602