INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Gentian Zenelaj, Julian Deda shfaqet krah për krah me të [FOTO]

Pas sherrit me Gentian Zenelaj, Julian Deda shfaqet krah për krah me të [FOTO]

Publikuar më: 21:24 14-02-2018

Ata bënë bujë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ si grupi “The SHBLSH” e më pas në “Apartamentin 2XL, por më pas rrugët e tyre u ndanë, në ekrane të ndryshme televizive. Bëhet fjalë për aktorët e humorit, Julian Deda, Gentian Zeneli dhe Ermal Mamaqi.

Por fatkeqësisht Juli dhe Genti nuk flasin me njëri-tjetrin, e në një intervistë para disa muajsh në të cilën Julian Dedën e pyetën se kur do ta shohim sërish me Gentin, duke qenë se kanë kohë që nuk i kemi parë bashkë, Juli përgjigjet: “Nuk ma do mendja se do të më shihni... shumë shpejt nuk e di. Unë nuk vë data në jetën time. Kurrë nuk them kurrë!”.

Por ditën e sotme, me rastin e 20-vjetorit të Top Albania Radio, Juli ka postuar një foto përkrah Gentit dhe Ermal Mamaqit ku shkruan: “Gezuar 20 vjetorin Top Albania Radio. Dashuria e pare radiofonike.”

juli.png

Article Logic
Execution time: 0.021306991577148