INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gentian Zenelaj i bën këtë kritikë publikisht Ermal Mamaqit [FOTO]

Gentian Zenelaj i bën këtë kritikë publikisht Ermal Mamaqit [FOTO]

Publikuar më: 11:58 24-02-2018

Ata të dy dikur kanë qenë pjesë e SHBLSH dhe bënin humor në Portokalli.

Ndërsa vite më vonë, rrugët e tyre u ndanë. Sot, aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj nuk ka ngurruar ta thotë hapur një vërejtje që ka për kolegun e tij, Ermal Mamaqi.

Në një intervistë për “Who”, Genti ka thënë se Ermali nuk duhet të jetë aq serioz sepse ai është fantastik për atë që është dhe për natyrën që ka.

“I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz. Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një Shoë, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz. Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka”, është shprehur ai.

Ndërkohë i pyetur se a ka menduar të ketë një ‘Show’ të vetin humoristik, aktori i humorit ka thënë se nuk është gati për diçka të tillë.

1-6-650x358.jpg

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875