INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fitoi çmimin e rëndësishëm, çifti zvicerian “përndjek” LOREDANËN, reagon reperja SHQIPTARE:

Pasi fitoi çmimin e rëndësishëm, çifti zvicerian “përndjek” LOREDANËN, reagon reperja SHQIPTARE: "Duhet të jesh e aftë…[FOTO]

Publikuar më: 14:31 06-11-2019

Disa ditë më parë, reperja Loredana u nderua me çmimin “Artistja më e mirë” në MTV Ema. Për këtë çmim të madh, reperja me origjinë shqiptare ka folur për median zvicerian “Blick”. “Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, ka thënë Loredana. Ndërkaq, pas suksesit të saj, ka reaguar çifti zvicerian, të cilët e akuzuan Loredanën se u kishte vjedhur mijëra franga. Ka qenë media zviceriane “LOOK” që ka pyetur burrin e Znj. Petra se çfarë mendimi kanë për çmimin që fitoi Loredana. “Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë”, ka thënë ai. 

Megjithatë, duket se Loredana ka një fjalë për ta përmbledhur deklaratën më të fundit të çiftit zviceran. “Duhet të jesh në gjendje të buzëqeshësh pas gjithë këtij budallallëku”, ka shkruar reperja në një foto ku shihet e buzëqeshur.

BASE.png

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314