INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Dj Blunt e Real1 e bënë “për një lek”, reagon Gjiko! Ja si “e kritikon” Elita Rudi [FOTO]

Pasi Dj Blunt e Real1 e bënë “për një lek”, reagon Gjiko! Ja si “e kritikon” Elita Rudi [FOTO]

Publikuar më: 23:00 27-02-2018

Nuk ka fund ky sherr, Gjiko, Dj Blunt e Real 1 kanë ende hesape për të larë!

Prej disa ditësh kanë vërshuar sharje e deklarata të ndryshme në rrjetet sociale, kryesisht nga Dj Blunt e Real 1, por Gjiko ka qëndruar në heshtje. Mollë sherri e gjithë kësaj zënke ishte projekti i ri i Dj Blunt me Real 1 “Qika jem” ku vet këngëtarët treguan se është një diss ndaj Ledrit dhe Gjikos.

Nëse me Ledrin janë pajtuar, mesa duket edhe Gjiko ka një plan ndaj Blunt e Real 1, por që nuk ka zbuluar më shumë se çfarë ka në mendje! Ai ka postuar një foto në Instagram ku shkruan “çështje kohe” duke i vendosur edhe një emoji miu me djathë, por na bëëri përshtypje komenti i partneres së tij, Elita Rudit.

Në dialektin kosovar, Elita i shkruan “heki mrrolat” që do të thotë “mos i var turinjtë”, ndërsa Gjiko i thotë që është trendi i momentit.

gjikheki.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719