INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes tragjike të AVICII-t thyen heshtjen familja e tij, bëjnë deklaratën rrënqethëse [FOTO]

Pas vdekjes tragjike të AVICII-t thyen heshtjen familja e tij, bëjnë deklaratën rrënqethëse [FOTO]

Publikuar më: 21:16 24-04-2018

Vdekja e dj Avicii, një nga prodhuesit më të mëdhenj të muzikës dance, ka tronditur thellë fansat, miq e kolegë në fushën e muzikës. Ishte vetëm 28 vjeç.

Kryesonte arena gjigande, grumbulloi miliarda njerëz në koncerte madhështorë, bashkëpunoi me disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, si Madonna, Chris Martin, Robie Ëilliams, David Guetta dhe shqiptaren Rita Ora, por suksesi i tij do të shkonte paralelisht edhe me problemet shëndetësore, të cilat nisën në 2012 kur u diagnostikua me pankreatit akut. Më pas kreu dy operacione, një në tëmth dhe tjetri për heqjen e apandesitit.

Në 2016 u tërhoq nga skena, veçanërisht nga performancat live, të cilat në vit shkonin në afërsisht 400 koncerte.

“Muzika është ajo për të cilën jetoj, ajo që dua dhe për të cilën jam lindur”, shkruante ai në një mesazh që njoftonte rikthimin e shpejtë në skenë. Edhe pse ky moment nuk erdhi, Tim Bergling do të kujtohet gjithmonë me hitet e tij si “Waiting For Love”, “Levels”, “Wake Me Up” etj.

Familja e tij fillimisht kërkuan që të ruhej privatësia e tyre lidhur me këtë çështje shumë të rëndë, por së fundmi kanë reaguar për herë të parë duke falenderuar fansat për mbështetjen dhe ngushëllimet pas vdekjes së DJ me famë botërore javën e kaluar.

Deklarata e plotë e familjes: “Faleminderit për të gjitha iniciativat e marra për të nderuar Tim-in, për tubimet publike, këmbanat e kishave që kumbonin muzikën e tij, homazhet në Coachella dhe momentet e heshtjes të mbajtura në mbarë botën. Jemi mirënjohës që keni respektuar privatësinë tonë në këto momente të vështira. Dëshirojmë që të vazhdojë kështu”.

AVOC.png

Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959