INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse vuani nga zemra bëni kujdes! Bashkëshortja e AVICII publikon letrën për DJ që vdiq, do përloteni! [FOTO]

Nëse vuani nga zemra bëni kujdes! Bashkëshortja e AVICII publikon letrën për DJ që vdiq, do përloteni! [FOTO]

Publikuar më: 21:18 27-04-2018

Sa e hidhur, u prehtë në paqe! 

Ai ishte një nga DJ më të mirë në botë dhe me plot gojën e themi që na ka dhuruar shumë hite të cilat do të dëgjohen gjithmonë. Vdekja e tij e shokoi të gjithë botën, familjen, fansat dhe industrinë e muzikës. Menjëherë erdhën reagimet në rrjetet sociale nga miqtë dhe jo vetëm, por më prekësi është i ish të dashurës së tij.
Emily Goldberg, publikoi në Instagram disa nga momentet më të çmuara të kohës që ka kaluar më Avicii-n, por sot kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga vdekja e tij, Tereza ka publikuar në rrjetet sociale një letër prekëse dedikuar Aviciit, bashkëngjitur së cilës ka ndarë me ne disa foto dhe video ku tregojnë marrëdhënien e mirë që kishin ata të tre; Tereza, Avicii dhe djali i vogël Lucas.

"I dashur Tim,
I kam kaluar ditët e fundit duke pritur që të më zgjojnë dhe të më thonë se kjo ishte një gënjeshtër e sëmurë, një gabim i tmerrshëm. Mendoj se po filloj të kuptoj se tani e tutje po mësohem me faktin që nuk do të të shoh më kurrë. Thoja më parë që Luka nuk do të mbajë mend jetën pa ty, e ndërsa tani shpresoj që të kujtojë jetën që kaloi me ty! Do të jem aty për t’ia kujtuar. Sa herë që mendoj për gjërat që lamë pezull ndjej një dhimbje të madhe në zemrën time. Nuk e mbaruam dot maratonën e Harry Potter-së, ishim tek pjesa kur Snape do të vdiste. Unë nuk e mbarova “luftën” për të ta mbushur mendjen që vajzën tonë ta quanim Serafina. Ti kurrë nuk përfundove tatuazhin në krah në të cilën po bëje fytyrën time. Kam qenë gjithnjë shumë e vendosur që ta mbaja marrëdhënien tonë shumë private, por e kisha menduar që do ta ndaja me botën kur unë të isha shtatzënë me fëmijën tonë. Ohhh sa keq që plani nuk funksionoi. Unë i kam quajtur fëmijët engjëll, sot ti je një i tillë. Fjala e fundit që më the ishte të dua…E pra edhe unë të dua shumë sa ti doje ushqimin meksikan”, shkruan ajo.

TEREZ.png

Article Logic
Execution time: 0.0028359889984131