Pas shikueshmërisë së jashtëzakonshme në mbarë botën vëmendja e “Squid Game” ka filluar të bjerë dhe tani primatin po e merr një tjetër prodhim koreano-jugor.
“My name” titullohet drama e re që tashmë ka filluar transmetimin në Australi.
Seriali me tetë episode flet për personazhin Yoon Ji-woo, e cila po kërkon hakmarrje pasi babai i saj gangster u vra me gjakftohtësi në ditëlindjen e saj të 17-të.
Ajo bashkohet me bandën Dongcheon, të drejtuar nga miku i babait të saj dhe shefi i krimit Choi Mujin, i cili e stërvit atë në palestrën e tij të arteve marciale.
Ji-woo më pas bashkohet me forcën e policisë së fshehtë ndërsa përpiqet të gjejë vrasësin përgjegjës për vdekjen e babait të saj, duke i çuar shikuesit në një udhëtim të egër.
Seriali “My Name” u transmetua për herë të parë në Netflix më 15 tetor dhe tashmë ka fituar vlerësime mes shikuesve për kinematografinë, aktrimin dhe skenarin e tij të denjë.