INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shumë aludimeve të ndryshme mes dashurisë së Lady Gaga dhe Bradley Cooper, dyshen do ta shikojmë në një tjetër film! [FOTO]

Pas shumë aludimeve të ndryshme mes dashurisë së Lady Gaga dhe Bradley Cooper, dyshen do ta shikojmë në një tjetër film! [FOTO]

Publikuar më: 09:49 28-06-2019

Prej kohësh për dy kolegët po qarkullojnë thashetheme se janë në një lidhje dashurie, por deri në momentin që flasim asgjë nuk është konfirmuar. Fjalët u shtuan edhe më shumë, pasi këngëtarja e njohur, Lady Gaga u nda nga i fejuari pak pas premierës së filmit, ndërsa së fundmi, Bradley u nda nga partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij.

Në filmin e fundit që aktorët kanë luajtur së bashku kanë përcjellur një energji mjaft pozitive tek publiku saqë po kërkojnë Lady Gga-n të luajë krah Bradley Cooper-it.

Bradley Cooper është zëri i Rocket-it, rakuni i cili në volumin e tretë të sagës, do njohë edhe një vajzë me të cilën do të bjerë në dashuri pra, një “rakuneshë”.

Kjo rakuneshë me emrin Lady Lilla do të luhet nga Lady Gaga, sipas disa gjasave.

Për momentin, asgjë nuk është e konfirmuar, por nëse Lady Gaga e nënshkruan këtë kontratë së bashku me Marvel do të duket se do të kemi një tjetër histori dashurie me fund të palumtur nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper, pasi fati i Rocket-it në serinë e tretë thanë se do jetë “më i trishti”.

Sipas TMZ nëse Gaga dhe Cooper nuk janë të lidhur momentalisht, diçka e tillë mund të ndodhë dhe, nëse dublimi do jetë nga ata në të cilët aktorët qëndrojnë bashkë në studio, s’do ishte çudi t’i shikonim çift së shpejti.

04-bradley-cooper-lady-gaga.w700.h467.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0052170753479004