INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Edi Ramën. Çfarë thotë Voltana Ademi?

Pas sherrit me Edi Ramën. Çfarë thotë Voltana Ademi?

Publikuar më: 12:09 01-09-2016

Inagurimi i Stadiumit Loro Boriçi një ditë mori më shumë vëmëndje nga përplasja mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Bashkisë, demokrates Voltana Ademi.
Por një ditë më pas, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli përballë mediat dhe sqaroj gjithë debatin me shefin e qeverisë. Voltana Ademi akuzoi drejtpërdrejt shefin e qeverisë se Edi Rama se kërcënoi Shkodrën se nuk do të marrë fonde nga qeveria nëse nuk prish ndërtimet përreth stadiumit. Ajo e cilësoi skandaloze dhe të papranueshme gjuhën e përdorur nga shefi i ekzekutivit, ndërsa u shfaq e palëkundur në qëndrimin e saj mbi ndërtesat që janë përreth stadiumit.
Voltana Ademi:
“Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetra vetëve në ambientet e stadiumit Loro Boriçi Edi Rama u hakërrua duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë Kryeministri i Shqipërisë. Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit arsyeja, kurrsesi. Kjo është e qartë se është një sjellje politike, hakmarrëse ndaj një qyteti e ndaj banorëve të tij, që nuk e kanë votuar Edi Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167