INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota e Emigrantëve, Rama: E pamundur, s'kemi adresa të sakta për shqiptarët

Vota e Emigrantëve, Rama: E pamundur, s'kemi adresa të sakta për shqiptarët

Publikuar më: 11:28 01-09-2016

Kur ka mbetur më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer të drejtës së votës së emigrantëve shqiptarë. Numri i shqiptarëve në botë është shumë i madh, por asnjëherë ata nuk kanë patur mundësi që votën e tyre ta lëshojnë nga vendi ku ata jetojnë dhe punojnë. Për shefin e qeverisë shqiptare ka një arësyeje të fortë se përse kjo nuk ka ndodhur, është mungesa e adresave të sakta se ku ata ndodhen. Por qeveria, tha Edi Rama, ka nisur punën për të ndërtuar regjistrin e plotë të shqiptarëve, në çdo cep të botës.
Edi Rama:
“Ne prej një viti kemi filluar një projekt që edhe emrin e ka shumë kuptimlotë, por tronditës “popullimi”, popullimi i regjistrit tonë të të dhënave me të dhënat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Për tju dhënë mundësi që ata të jenë pjesëmarres në jetën politike sepse duam që shqiptarët të votojnë, por kjo është një fjalë goje për tu thënë, por është një e drejtë e tërë për tu kapërcyer nga pikëpmaja teknike. Për ti dhënë mundësive të votojnë duke shfrytëzojnë postën e shpejtë, atëherë duhet që posta e shpejtë të dijë ku janë dhe që posta e shpejtë të dijë ku janë duhet ta dime ne ku janë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947