Kongresmenin Amerikan Eliot Engel ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar takime të posaçme me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Engel është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, e në qëndër të bashkëbisedimit ka qënë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti i Republikës theksoi ndër të tjera se, Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh dhe e siguroi kongresmenin amerikan Engel se shqiptarët me krenari të veçantë e legjitime do të jenë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar e ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. “Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global” – u shpreh Kreu i Shtetit”.