INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas puthjes, Bruno dhe konkurrentja simpatike largohen bashkë nga PËRPUTHEN

Pas puthjes, Bruno dhe konkurrentja simpatike largohen bashkë nga PËRPUTHEN

Publikuar më: 14:29 20-03-2022

Puthja mes Brunos dhe Florjanës ndodhi më në fund, këtë të shtunë mbrëma në Për’puthen Prime. Mes dritave dhe rikthimit të momenteve më të bukura të të dyve, surpriza e Brunos për Florianën i la të gjithë pa fjalë.

Në një ambient jashtë studios, ai i mbylli sytë Florjanës për të mos zbuluar asgjë nga surpriza. Ai e mbajti në krahë gjatë rrugës që të mbërrinin sa më shpejt tek ambienti special posaçërisht për të.

Shumë emocione përjetuan të dy, ndërsa më në fund ndodhi puthja që të gjithë mezi e prisnin. Bruno dhe Florjana vendosën të largohen së bashku nga “Për’puthen”.

Mes shumë emocioneve Bruno i kërkoi ta linin këtë rrugëtim dhe Florjana pranoi. Para se të largoheshin ata kërcyen për herë të fundit në skenën e “Për’puthen”.

B7C96663-A35C-4157-B24E-EF0AF036ED1C.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275