INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas policisë, reagon PD: Protesta e opozitës paqësore, policia dezinformon

Pas policisë, reagon PD: Protesta e opozitës paqësore, policia dezinformon

Publikuar më: 14:52 08-06-2019

Policia e Shtetit disa ora para nisjes së protestës së 8-të kombëtare të opozitës ka dalë në një deklaratë për mediat. Mes të tjerash, policia pretendon se disponon informacione shqetësuese, e për këtë arsye i bën thirrje opozitës që të mos lejojë devijimin e tubimit

Menjëherë pas kësaj Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi ka dalë në një deklratë për mediat.

Nga selia e PD-së Bardhi tha se policia po dezinformon qytetarët në lidhje me protestën dhe se Partia Demokratike e dënon këtë deklaratë.

Sipas Bardhit protesta e opozitës do jetë paqësore dhe Partia Demokratike do angazhohet për një protestë të tillë.

“Partia Demokratike është partia e lirisë. Nuk do të ketë protestë të dhunshme. Policia që po dezinformon opinionin politik në lidhje me protestën do te këtë fatin e Edi Ramës”- tha Bardhi.

Sekretari i PD-së e mbylli deklaratën duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127