INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA: Kush prek zgjedhjet më 30 qershor, nuk merr vizë

SHBA: Kush prek zgjedhjet më 30 qershor, nuk merr vizë

Publikuar më: 13:13 08-06-2019

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer ka përsëritur atë që ka deklaruar kryeministri Edi Rama. “Nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar dhe duhet dënuar nga të gjithë. E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, daklaroi Palmer në një intervistë në “Top Channel” .

Për dhunën që mund të shfaqet në protestat, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, përmend këta përgjegjës: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik”.

Article Logic
Execution time: 0.0025699138641357