INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca ekskluzivisht për Euronews Albania: Reforma në drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur në botë [VIDEO]

Soreca ekskluzivisht për Euronews Albania: Reforma në drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur në botë [VIDEO]

Publikuar më: 15:15 08-06-2019

Ambasadori i BE, Luigi Soreca në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se reforma në drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur jo vetëm në Europë, por edhe në botë.

I pyetur nga gazetari nëse meriton Shqipëria një rekomandim të dytë pa kushte, Soreca ka theksuar se vendi ka bërë progres të konsiderueshëm që prej qershorit të 2018-ës.

''Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm që prej qershorit të 2018-ës. Së pari në fushën e reformës në drejtësi, ku institucionet e parashikuara nga kushtetuta e 2016-ës janë vënë në lëvizje dhe tani që vettingu ka sjellë më shumë se 140 vendime, institucionet që duhen ngritur po plotësohen me gjyqtarë të rinj. Kjo është një reformë e paprecedentë që po e bën Shqipërinë të njohur jo vetëm në Europë por edhe në botë", i tha ambasadori Ernest Bungurit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749