INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përplasjes me njëri-tjetrin, studentët bëjnë hapin e radhës. Mblidhen për të firmosur KUNDËR...

Pas përplasjes me njëri-tjetrin, studentët bëjnë hapin e radhës. Mblidhen për të firmosur KUNDËR...

Publikuar më: 13:45 29-01-2019

Studentët shqiptarë janë të vendosur të mos heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një nga kërkesat e të rinjve ishte dhe anulimi i ligjit të arsimit të lartë, për të cilin qeveria ështe shprehur se është e pamundur të bëhet një gjë e tillë pasi kërkon kohë.

Së fundmi studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e këtij ligji duke mbledhur firmat.

Burime për mediet tregojnë se ky peticion po firmoset sot tek fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, aty ku dhe nisi protesta. Ky peticion pritet të përhapet në të gjitha fakultetet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314