INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të bashkoheni me familjarët në Itali? Njihuni me rregullat që duhet të ndiqni…

Doni të bashkoheni me familjarët në Itali? Njihuni me rregullat që duhet të ndiqni…

Publikuar më: 13:49 29-01-2019

Nëse doni të bashkoheni me të afërmit tuaj në Itali duhet të keni garanci monetare. Pra nëse keni bashkëshortin që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2019 ai duhet të ketë të ardhura minimale 8.9 mijë euro në vit. N.q.s shqiptari rezident atje dëshiron të tërheqë të gjithë familjen (deri në 4 persona) atëherë të ardhurat e tij duhet të jenë dhe më të larta.

Të gjithë emigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se 5.954 euro. Krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rishikim nga Instituti Nacional për Sigurimin Social, duke e rritur me më shumë se 100 euro tarifën e shumës që emigranti me lejeqendrimi duhet të zotërojë, që të tërheqë familjen.
Në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali, bazuar në Tekstin Unik për Emigracionin, parashikohet se kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali. Çeku social është vendosur në janar të vitit 2019 në shifrën e 5.954 euro, ose 6 euro më shumë në muaj se në vitin 2018.
Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.
Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Të huajt me leje të rregullt qëndrimi në këtë shtet janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit./Monitor

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664