Vijon bojkoti dhe protestat e studentëve. Në disa prej fakulteteve studentët nuk i janë rikthyer mësimit, pasi kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vazhdon bojkoti i mësimit, ndërkohë që është mbledhur Asambleja e Pedagogëve. Edhe tek Fakulteti Histori Filologji vijon bojkoti nga disa prej studentëve.
Përmes një aksioni simbolik, studentët i kanë bërë thirrje çdo pedagogu që t’i mbështesë dhe të jetë përkrah tyre.
Ndërkohë, një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave të Natyrës shkuan sërish për të protestuar te Ministria e Arsimit. Madje kanë hedhur bojra dhe vezë drejt godinës.
Ata po i kthehen protestave në vendin ku nisi protesta studentore një muaj më parë.
![Vijon protesta e studentëve, disa hedhin vezë e bojë para Ministrisë, të tjerë bojkot mësimit [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/420c8b58de2cd34d04a1548b3b16a5e6_L.jpg)