INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e njohura, ja kush i zëvendëson

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e njohura, ja kush i zëvendëson

Publikuar më: 10:30 18-11-2025

Prej disa ditësh, në media të ndryshme online është folur lart e poshtë për një përplase fizike të mundshme mes dy moderatoreve të njohura Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Vajzat dhe organizatorët e programit që ato drejtonin i kanë mohuar këto lajme që po qarkullonin, mirëpo tani panorama është e qartë.

Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nuk do të jenë më pjesë e Ëake Up. Mëngjesin e sotëm asnjëra prej tyre nuk u ul në karrigen e prezantues në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

Prej kohësh bashkë me Blendin ato kishin ndërtuar një treshe mjaft karizmatike, dhe dukeshin se kishin një kimi mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë duket se një zënkë që mori përmasa të mëdha mes dy vajzave, solli edhe largimin e tyre nga ky program.

Sot Blendi e ka nisur mëngjesin ndryshe. Përballë tij është ulur Heidi Baci të cilën ai e vlerësoi një ditë më parë, si një vajzë solare dhe shumë pozitive.

Nuk dihet nëse Heidi do të jetë tashmë prezantuese bashkë me Blendin apo do ta shoqërojë atë vetëm për sot.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594