INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas operacioneve plastike, Cardi B publikon foto nudo [FOTO]

Pas operacioneve plastike, Cardi B publikon foto nudo [FOTO]

Publikuar më: 09:34 31-05-2019

Cardi B është një ndër reperet më të suksesshme dhe e adhuruar për të gjithë publikun anë e mbanë botës.

Siç dihet, reperja ka kryer disa operacione plastike por i kanë rezultuar duke pasur disa probleme shëndetësore.

Së fundmi, Cardi B ka publikuar një foto në Instagram të enjten, ku shfaqet e zhveshur nga koka te këmbët për të promovuar këngën e saj më të re “Press”.

Reperja 26-vjeçare reagoi kështu pas vendimit të saj për të shtyrë disa nga koncertet për shkak të komplikimeve nga procedurat e fundit të kirurgjisë plastike.

Në foton bardh e zi të censuruar, Cardi duket shumë në formë teksa mbulon pjesët e saj intime.

Në pjesën intime ajo ka shkruar “Press”, ndërsa gjoksit i cili duket më i madh, i ka vendosur vetëm një shirit të zi per ta mbuluar.

Sipas “TMZ” arsyeja pse reperja shtyu koncertet është se trupi i saj nuk reagoi mirë pas dy ndërhyrjeve: për heqjen e dhjamit të barkut dhe për shtimin e gjoksit.

Por, reperja nuk ka nguruar shumë dhe ka reaguar për këtë gjë duke u shprehur në TMZ:

“Bëj çfarë të më dojë qejfi me trupin tim, nuk kam kohë siç keni ju. Puna ime është 24 orë kështu që nuk kam kohë të stërvitem. Dua gjëra specifike që e di se sado që të stërvitem, nuk do t’i rregulloj”.

 

View this post on Instagram

PRESS DROPS AT MIDNIGHT!

A post shared by MOSTHATEDCARDI (@iamcardib) on

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332