INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri ''sherr'' me Taynan për të, por fiksimi i Kejvinës për MALUMA-n qenka i hershëm! Ja ç’ka bërë ajo [VIDEO]

Bëri ''sherr'' me Taynan për të, por fiksimi i Kejvinës për MALUMA-n qenka i hershëm! Ja ç’ka bërë ajo [VIDEO]

Publikuar më: 10:41 31-05-2019

Tayna dhe Kejvina Kthjella janë mikesha të mira, por kur vjen puna tek ylli kolumbian me famë botërore, nuk falin. Këngëtarja Tayna bëri një postim në Instagram ku shfaqej duke kërcyer një nga hitet e Malumas, i cili konsiderohet dhe një prej meshkujve më seksi të momentit.

Videoja e saj mori vëmendjen e kolumbianit, i cili e pëlqeu dhe Tayna vendosi ta bëjë publike këtë gjë. Menjëherë reagoi modelja Kejvina, e cila i shkruajti: “Është i zënë Maluma moj”. Këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej me një frazë teksti të këngës së saj, duke i thënë: “Po, me mua, po lidhja jonë është vetëm në snap”.

mlum.jpg

 

Pas kësaj, modelja Kejvina Kthjella i bëri të qartë se mund ta mbajë në rrjetin social Snapchat. Pas kësaj tregoi se e ka në Instagram. Biseda ishte miqësore dhe e shoqëruar me zemra. 

brent.jpg

 

Kejvina prej ditësh na e ka treguar fiksimin e saj për këngëtarin latin të cilit i ka komentuar disa herë në rrjetet sociale, por siç duket ky fiksim është i hershëm.

Modelja seksi ka publikuar një video në instagram nëpërmjet së cilës na ka treguar se që në gusht të 2018-ës e pëlqente Maluman, pasi atëherë e ka postuar këtë video me një prej këngëve të këngëtarit latin dhe një GIF të tij.

Kejvinamaluma from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0025601387023926