INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Rina, Sin Boy fotografohet me vajzën misterioze, zbulohet identiteti! (Pamje)

Pas ndarjes nga Rina, Sin Boy fotografohet me vajzën misterioze, zbulohet identiteti! (Pamje)

Publikuar më: 14:30 17-09-2022

Rina dhe Sin Boy i dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh së bashku. Lajmi u konfirmua nga vetë reperja pak kohë më parë.

"Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë", tha ajo.

Së fundmi në rrjet po përflitet se Sin Boy ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Rina. Në media janë publikuar disa foto ku ai shihet në ashensor me një vajzë të panjohur për publikun, por burime për intv.al zbulojnë se është motra e tij, Elena.

 sin_boyy.png

Article Logic
Execution time: 0.0043139457702637