Can Yaman prej kohësh i ka dhënë fund lidhjes me prezantuesen italiane Diletta Leotta dhe ndjekësit tashmë po e lidhin me një emër të njohur. Aktori me origjinë shqiptare ka nisur realizimin e një projekti të ri ku do të luajë krah aktores Francesca Chillemi.
Pasi dyshja janë bashkuar për këtë projekt fansat i kanë ndjekur në çdo detaj duke aluduar se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim. Postimi i fundit i Can Yaman ku shihet shumë i lumtur krah aktores, duket sikur i ka nxitur edhe më shumë dyshimet e fansave, të cilët mund të konfirmojnë thashethemet për një dashuri të re.
Megjithatë, shumë të tjerë janë të bindur se dy aktorët janë miq shumë të mirë dhe nuk kanë asgjë tjetër veç kësaj.